12月5日的Kerko360应用程序分析
Kerko360
- Kerko sh.p.k.
- Apple 应用商店
- 免费
- 商业
KËRKO360 është një platformë inovative dhe gjithëpërfshirëse e reklamimit të pasurive të paluajtshme. Ne ofrojmë një hapësirë të dedikuar për publikimin e njoftimeve, duke mbledhur informacionin më të fundit mbi tregun imobiliar, tendencat e tij, si dhe këshillat më të mira për blerësit, shitësit dhe qiramarrësit. Platforma jonë përfshin gjithashtu një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh si agjenci imobiliare, firma ndërtimi dhe profesionistë të ndryshëm që ofrojnë shërbime të lidhura me pronat.
Çfarë Ofrojmë?
KËRKO360 ofron një shërbim të plotë 360° për të gjitha nevojat tuaja në fushën e pasurive të paluajtshme. Qëllimi ynë është të thjeshtojmë procesin e kërkimit dhe menaxhimit të pronave, duke e bërë atë më të shpejtë, më të sigurt dhe më transparent. Nëpërmjet platformës sonë, mund të:
Kërkoni ose jepni me qira prona – Gjeni ose publikoni lehtësisht njoftime për qira.
Shisni dhe rivlerësoni pasuri të paluajtshme – Merrni vlerësime të sakta dhe gjeni blerës të interesuar.
Përfitoni nga konsulenca ligjore dhe financiare – Ekspertët tanë ju ndihmojnë në procesin e blerjes, shitjes apo marrjes së kredive për prona.
Ndërmjetësim për shërbime të ndryshme – Nga arkitektura dhe interior design deri te transporti dhe mirëmbajtja, ne ju ndihmojmë në çdo hap të rrugëtimit tuaj nga blerja deri te arredimi i shtëpisë.
Për Kë është KËRKO360?
Platforma jonë u shërben të gjithë atyre që kërkojnë një hapësirë të sigurt dhe të organizuar për publikimin apo kërkimin e pronave. Ne mbështesim:
Individët – Që kërkojnë të blejnë, shesin ose japin me qira prona.
Agjentët imobiliarë – Të cilët duan të promovojnë ofertat e tyre në një platformë të specializuar.
Agjencitë imobiliare – Që kanë nevojë për një hapësirë të dedikuar për të menaxhuar pronat e tyre.
Firmat e ndërtimit – Për të promovuar projektet e reja dhe për të arritur klientë potencialë.
Profesionistët që ofrojnë shërbime të ndryshme – Si arkitektët, dizajnerët e brendshëm, shërbimet e transportit dhe mirëmbajtjes.
Çfarë Na Dallon nga Konkurrenca?
Asistencë për përdoruesit – Stafi ynë ndihmon në krijimin e llogarive dhe publikimin e pronave, duke e bërë procesin sa më të lehtë për përdoruesit.
Transparencë e plotë – Çdo pronë e publikuar ka një profil të detajuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të ndihmuar blerësit dhe qiramarrësit të marrin vendime të informuara.
Eksperiencë e përsosur e përdoruesit – Me një ndërfaqe të thjeshtë, të organizuar dhe të pasuruar me opsione të avancuara, platforma jonë siguron një përvojë të këndshme dhe efektive për të gjithë përdoruesit.
Informacion i përditësuar mbi pasuritë e paluajtshme – Ne sigurojmë përditësime të rregullta mbi ligjet e reja, çmimet e referencës dhe tendencat e tregut për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendimet më të mira.
Zgjidhje e plotë nga A - ZH – Nga gjetja e pronës deri te arredimi dhe transferimi, gjithçka mund të menaxhohet përmes platformës tonë.
Aksesueshmëri Maksimale
KËRKO360 është ndërtuar për të qenë lehtësisht e aksesueshme dhe funksionale nga çdo pajisje:
Web Platform – Me një ndërfaqe miqësore dhe intuitive.
Aplikacion Mobile – Për të pasur akses të shpejtë dhe të lehtë nga telefoni.
Social Media – Për të maksimizuar ekspozimin e pronave tuaja dhe për të tërhequr më shumë klientë të mundshëm.
Bashkohuni me KËRKO360 dhe përjetoni një mënyrë më të lehtë, të shpejtë dhe efikase për të gjetur ose menaxhuar pronat tuaja.
商店排名
商店排名基于 Google 和 Apple 设置的多个参数。
所有品类在
美国--
商业在
美国--
创建账号以查看平均每月下载量联系我们
动态Kerko360排名统计
Kerko360的 Similarweb 使用排名和Apple 应用商店排名
排名
没有可用的数据
十二月 5, 2025