Kush Jam Unë? Charades Shqip のアプリ分析 10月20日
Kush Jam Unë? Charades Shqip
- Rexhino Kovaci
- Apple App ストア
- 無料
- ゲーム
Kush Jam Unë? është versioni shqiptar i lojës klasike të sharadave — pantomima që e kthen çdo mbrëmje me shoqëri në të qeshura pa fund.
Një lojë që nuk ka nevojë për shpjegim: mbaje telefonin te balli, shokët të japin shenja dhe ti gjen se kush ose çfarë je. Sa më shpejt ta gjesh, aq më shumë pikë merr ekipi yt.
SI LUHET
1. Zgjidh një kategori
2. Mbaje telefonin te balli — fjalën e shohin të tjerët, jo ti
3. Shokët japin shenja, pa e thënë fjalën
4. Përkule telefonin poshtë për "E gjeta", lart për "Kalo"
31 KATEGORI, MBI 4200 KARTA
• Personazhe Shqiptare — yjet që i njeh i madh e i vogël
• Muzikë Shqiptare — nga Vaçe Zela te brezi i ri
• TikTok & Influencerë — fytyrat që t'i nxjerr çdo ditë FYP-ja
• Kombëtarja & Futbolli — kuqezinjtë, Dardanët dhe legjendat
• Filma & Seriale — nga filmat e vjetër shqiptarë te Netflix
• Big Brother VIP — banorët për të cilët foli gjithë Shqipëria
• Për'puthen — E RE! Sezoni i ri: Ana, Blerimi, Xhesikat dhe Heidi Baci
• Mimikë & Veprime — pa fjalë, vetëm me duar e me trup
• Kafja & Lokalet — sporti kombëtar: një kafe që zgjat tre orë
• Ushqime & Pije — byrek, fli, tavë kosi dhe gjithçka tjetër
• Qytete & Vende — nga Tirana te Prizreni, nga deti te mali
• Vera & Deti — Ksamili, çadra dhe gushti i pafund
• Familja Shqiptare — tezja, dajua, komshiu: i njihni të gjithë
• Diaspora & Kurbeti — gushti kur kthehen të gjithë
• Dasma Shqiptare — krushqit, kumbara dhe vallja deri në mëngjes
• Festat & Traditat — Viti i Ri, Bajrami, Pashkët, Dita e Verës
• Zhargon & Brezi Z — fjalët që i thonë të rinjtë sot
• Shkolla & Studentët — mësuesit, provimet dhe pushimi i madh
• Makina & Trafiku — Mercedesi, boria dhe trafiku i Tiranës
• Interneti & Telefoni — Wi-Fi, story dhe grupi i familjes
• Nostalgji '90 & 2000 — fëmijëria jonë e mbyllur në një kartë
• Profesione & Zanate, Kafshë & Natyrë, Sende Shtëpie
• Histori & Letërsi, Sport & Atletë, Yje Botërorë
• Fjalë të Urta, Emra Shqiptarë
• Dy kategori premium: Energjia e Natës dhe Momente Në Dyshe
Kategori e karta të reja shtohen rregullisht — pa pasur nevojë të përditësosh aplikacionin. Kur hyn një konkurrent i ri në Për'puthen, e gjen edhe te karta.
TRI NIVELE VËSHTIRËSIE
Çdo kartë është ndarë në lehtë, mesatare dhe vështirë. Luaj lehtë me fëmijët, ose zgjidh "vështirë" kur doni një sfidë të vërtetë.
PËR ÇFARË RASTESH
• Dasma dhe fejesa — argëtimi i mysafirëve pas ceremonisë
• Darka me shokë — nis me "vetëm një lojë" dhe zgjat orë të tëra
• Mbrëmje familjare — kategori për të gjitha moshat
• Udhëtime dhe pushime — kalon çdo orë të mërzitshme
LOJË ME EKIPE
Luaj me ekipe nga 2 deri në 10 lojtarë. Çdo ekip ka lojtarin e vet me telefonin te balli, ekipet alternohen raund pas raundi dhe fiton ai me më shumë pikë.
RREGULLAT E SHENJAVE
Mund të thuash çdo gjë që e ndihmon lojtarin.
Nuk mund të thuash emrin, mbiemrin apo ndonjë variant të tij.
Nuk mund të thuash fjalë që rimojnë me emrin.
Nuk mund të thuash shkronjën e parë.
FALAS DHE PRO
Falas: 5 lojëra çdo ditë — mjaft për ta provuar dhe për t'u varur pas saj.
Pro, me një pagesë të vetme: lojëra të pakufizuara, lojë me ekipe pa kufij dhe akses i përhershëm. Pa abonim, pa pagesa mujore.
PA REKLAMA, PA LLOGARI
Asnjë reklamë — as falas, as me Pro. Pa email, pa regjistrim, pa formularë. Instalo dhe fillo të qeshësh.
Ndërtuar nga Modex për komunitetin shqiptar — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë. Çdo kategori është shkruar posaçërisht për kulturën tonë: nuk është lojë e përkthyer, por lojë e bërë shqip nga e para.
Shkarkoje tani dhe shiko kush e ka dorën më të mirë me shenja!
ストアランキング
ストアランキングは、GoogleとAppleが設定した複数のパラメータに基づいています。
業界別 ウェブサイトカテゴリーで
米国--
ゲームで
米国--
アカウントを作成して平均月間ダウンロード数を見るお問い合わせはこちら
Kush Jam Unë? Charades Shqip時間の経過に伴う ランキングの統計
Similarwebの使用ランクとKush Jam Unë? Charades Shqip向けApple App ストアランク
ランキング
ご利用可能なデータがありません
Kush Jam Unë? Charades Shqipの国別ランキング
メインカテゴリ Kush Jam Unë? Charades Shqip で最もランクが高い郡
表示できるデータはありません
10月 20, 2026