11月4日的MerrVetura: Vetura në Kosovë应用程序分析
MerrVetura: Vetura në Kosovë
- Berat Murati
- Apple 应用商店
- 免费
- 购物
MerrVetura është tregu i veturave për Kosovën. Gjej vetura të përdorura dhe të reja nga privatët dhe autosallonet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe në gjithë Kosovën. Shih menjëherë a është çmimi i arsyeshëm dhe fol drejtpërdrejt me shitësin.
BLEJ VETURË
• Kërko sipas markës, modelit, çmimit, vitit, kilometrazhës, karburantit, transmisionit dhe karrocerisë.
• Zgjidh qytetin dhe rrezen, që të shohësh vetëm veturat afër teje.
• Filtro sipas statusit të doganës: RKS, me doganë ose pa doganë.
• Vlerësimi i çmimit të tregon nëse një veturë ka çmim të mirë, të drejtë apo të lartë, krahasuar me vetura të ngjashme në treg.
• Krahaso disa vetura krah për krah.
• Ruaj veturat që të pëlqejnë dhe ruaj kërkimet. Aplikacioni të njofton kur del një veturë e re që përputhet.
• Shiko reels, video të shkurtra të veturave.
• Kontakto shitësin në chat, me telefon, në WhatsApp ose Viber.
SHIT VETURËN TËNDE
• Posto veturën falas në pak minuta, me foto dhe video.
• Vlerëso veturën para se ta shesësh dhe vendos një çmim real.
• Menaxho shpalljet dhe bisedat me blerësit në një vend.
DOGANA DHE IMPORTI
• Llogarit doganën, akcizën dhe TVSH-në për një veturë nga Gjermania, Zvicra ose nga një vend tjetër, sipas tarifës zyrtare TARIK.
• Lexo udhëzuesit tanë për blerjen, shitjen, doganën dhe regjistrimin e veturës në Kosovë.
• Jeton jashtë vendit? Shiko veturat në Kosovë dhe bisedo me shitësin para se të vish.
AUTOSALLONET
Çdo autosallon ka faqen e vet, me profil, vlerësime dhe të gjitha veturat e tij. Me një filtër sheh vetëm autosallonet e verifikuara.
SIGURIA
Mund ta raportosh një shpallje, një reel ose një bisedë dhe ta bllokosh një përdorues në chat. Llogarinë e fshin vetë kur të duash, te Profili.
Aplikacioni është falas dhe është në shqip, gjermanisht dhe anglisht.
商店排名
商店排名基于 Google 和 Apple 设置的多个参数。
所有品类在
美国--
购物在
美国--
创建账号以查看平均每月下载量联系我们
动态MerrVetura: Vetura në Kosovë排名统计
MerrVetura: Vetura në Kosovë的 Similarweb 使用排名和Apple 应用商店排名
排名
没有可用的数据
十一月 4, 2026
