Norma.al 앱 분석 (11월 17일)
Norma.al
- Linda Selita
- Apple App Store
- 무료
- 참고
NORMA sjell legjislacionin e Republikës së Shqipërisë në telefonin tuaj: mbi 40.000 ligje, kode, vendime dhe akte nënligjore, të përditësuara vazhdimisht me botimet e Fletores Zyrtare.
KËRKIM I FUQISHËM
• Gjeni çdo akt sipas numrit, titullit ose përmbajtjes
• Filtroni sipas llojit të aktit dhe vitit
• Kërkoni edhe brenda tekstit të aktit, nen për nen
VERSIONE TË KONSOLIDUARA
• Historiku i plotë i ndryshimeve për çdo ligj
• Krahasoni dy versione krah për krah, me ndryshimet e theksuara
• Pamje paralele dhe shkarkim i krahasimit në PDF
MJETE PUNE PËR PROFESIONISTËT
• Shënime dhe nënvizime personale mbi tekstin e akteve
• Koleksione, dokumente personale dhe modele dokumentesh
• Shkarkim i akteve në PDF: i pastër, me shënimet tuaja, ose kronologjik
NJOFTIME NË KOHË REALE
• Merrni njoftim sapo ndryshon një ligj që ndiqni
• Njoftime për akte të reja dhe vendime gjyqësore
• Numri i njoftimeve të palexuara shfaqet mbi ikonën e aplikacionit
ASISTENTI LIGJOR AI
• Bëni pyetje juridike në shqip dhe merrni përgjigje të bazuara në aktet përkatëse, me referenca të sakta
JURISPRUDENCA
• Vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të lidhura me ligjet dhe nenet përkatëse
E menduar për avokatë, noterë, gjyqtarë, juristë ndërmarrjesh, administratën publike, studentë të drejtësisë dhe këdo që punon çdo ditë me legjislacionin shqiptar.
Krijoni një llogari falas dhe filloni kërkimin që sot.
스토어 순위
스토어 순위는 Google과 Apple이 설정한 여러 매개변수를 기반으로 합니다.
모든 카테고리 ·
미국--
참고 ·
미국--
월평균 다운로드를 확인하려면 계정을 만드세요문의하기
Norma.al 순위 통계 추이
Norma.al의 Similarweb 사용량 순위 및 Apple App Store 순위
순위
데이터가 없습니다
11월 17, 2026